Gjendet i vdekur shtetasi i Greqisë në Maqedoni

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur shtetasi i Greqisë në Maqedoni

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

Një shtetas i Greqisë është gjetur i vdekur në një parking në Prilep, ka bërë të ditur MPB.

Sipas policisë, dje rreth orës 23:50 ne Prilep është denoncuar se në një hapësirë për parkim në makinën “Nisan Mikra” me targa të Greqisë, është gjetur i vdekur B.M (49). 

Nga ana e Mjekut është konstatuar vdekje pa shenja të dhunës. Hetim në vendngjarje është kryer nga ana e Prokurorit Publik dhe ekip i SPB Prilep. 

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat