Vdes një punëtor në Prizren, arrestohet mbikëqyrësi i punimeve

Kronikë e zezë

Vdes një punëtor në Prizren, arrestohet mbikëqyrësi i punimeve

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:32
Ilustrim

Një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë-gjashtë në hapësirën e liftit të një objekti banesor në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat