I gjendet drogë në veturë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

I gjendet drogë në veturë, arrestohet një person

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është arrestuar një person për posedim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 € para të gatshme.

 “Rr. “Dritan Hoxha”, Prishtinë 12.10.2017-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (8-qese) në peshë totale 14.7 gramë. Në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat