Një person, punëtor i një kompanie ndërtimi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë në zonën ashensorit dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, përcjell Bota sot.
I dyshuari mashkull K/Shqiptar-mbikëqyrës i punimeve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.