Kush është “Juli i Pashakos”, ekzekutor i dyshuar në masakrën e Lushnjes i cili u vetëdorëzua në polici

Kronikë e zezë

Kush është “Juli i Pashakos”, ekzekutor i dyshuar në masakrën e Lushnjes i cili u vetëdorëzua në polici

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:18
Julian Sula

Julian Sula, i njohur ndryshe me nofkën “Juli i Pashakos” dyshohet se është autori i tretë i masakrës së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lushnjes ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Pas një kontrolli që ka ushtruar policia në banesën e Sulës, ai është vetëdorëzuar bluve.

Ai është me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje. Sula është duke dhënë dëshminë e tij në komisariatin e Lushnjes.

Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës sëë Aldo Bares.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat