Policia tregon si ndodhi aksidenti i djeshëm në Drenas

Kronikë e zezë

Policia tregon si ndodhi aksidenti i djeshëm në Drenas

Nga: B.S Më: 14 tetor 2017 Në ora: 11:04
Ilustrim

Një aksident në mes të një veture dhe një autobusi ka ndodhur dje në fshatin Poklek të Drenasit.

Policia njofton se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur e dyshuara femër derisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, është aksidentuar me autobusin me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull, përcjell Bota sot.

Si pasojë e aksidentit e dyshuara ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor ne QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat