Prangoset një tjetër 'i fortë' nga Shijaku i kërkuar nga drejtësia italiane

Kronikë e zezë

Prangoset një tjetër 'i fortë' nga Shijaku i kërkuar nga drejtësia italiane

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:48
Policia e Shqipërisë

Një tjetër shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për akuza të rënda.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 50-vjeçarin Riza Sheshi.

Ky person është i shpallur nga drejtësia italiane për akuzën e ‘shfrytëzimit të femrave për prostitucion’.

Edhe Sheshi ka qenë prej kohësh në listën e Interpolit, pasi drejtësia italiane kishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat