Aksident në Veternik, një i lënduar - Bota Sot
Aksident në Veternik, një i lënduar

Kronikë e zezë

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Aksident në Veternik, një i lënduar

Nga: B.S Më: 15 tetor 2017 Në ora: 12:41
Policia e trafikut kontrollon një kamion

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë përderisa ishte duke lëvizur me kamionin “Man”, me targa te Maqedonisë, është aksidentuar me veturën “Passat” me targa lokale që drejtohej nga vozitësi – shtetas i Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test