Aksident i rëndë në Itali, shqiptari humb jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Itali, shqiptari humb jetën

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 14:13
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Velganna të Italisë, ku 34-vjeçari Fran Marku ka mbetur i vdekur pas një aksidentit të rëndë automobilistik.

Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e fortë, shqiptari ka dalë nga makina duke përfunduar në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në makinën e tij ishte edhe një fëmijë, por fatmirësisht ai ka shpëtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat