Aksident në Vlorë, katër makina përplasen me njëra-tjetrën

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë, katër makina përplasen me njëra-tjetrën

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku katër makina janë përplasur. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

Nga informacionet mësohet se njëra nga makinat është përmbysur, ndërsa si pasojë e aksidentit janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat