Dramë në familjen shqiptare, xhaxhai sulmon me thikë nipin

Kronikë e zezë

Dramë në familjen shqiptare, xhaxhai sulmon me thikë nipin

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 09:43
Foto ilustruese

Një dramë ka ndodhur në dy familje në Zharrëz të Fierit;Gentjan Asllani, 43 vjeç, ka plagosur me thikë nipin e tij 14-vjeçar pas një sherri banal.

Fatmirësisht, plaga në sup nuk ka qënë e thellë sa t'i rrezikojë jetën adoleshentit, por xhaxhai ka përfunduar në burg për dhunë brenda familjes.

Policia e Fierit njoftoi se "specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat