Tigri vret katër persona, por më pas i ndodh e papritura

Kronikë e zezë

Tigri vret katër persona, por më pas i ndodh e papritura

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Tigri që vrau katër vetë në shtetin indian të Maharashtra vdiq të shtunën, disa ditë pas një urdhri të gjykatës për ta vrarë atë.

Kafsha u vra me elektroshok pasi ishte gjetur në një gardh të një fermeri, njoftoi zyra për kafshët e egra, raporton “BBC”.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë kritikuar departamentin e pyjeve për mos shpëtimin e maceve të mëdha.

Aktivistët e kafshëve të egra kishin sfiduar urdhrin e Gjykatës për vrasjen e tigrit e lëshuar nga departamenti i pyjeve në 23 qershor, por gjykata e refuzoi ankesën e tyre të enjten.

Tigri u kap së pari në korrik pas vrasjes së dy personave dhe katër të plagosurve në qytetin Brahmapuri të Maharashtras.

Ai u lirua më vonë në Bor Tiger Reserve më vonë, por vrau dy persona të tjerë më pas.

India është shtëpia e 60% të tigrave të botës, të cilët kërcënohen nga humbja e habitatit ku ata vriten për t’i përdorur pjesët e trupit në mjekësinë tradicionale kineze.

Vdekjet e Tigrave janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit. Në vitin 2015, zyrtarët indianë raportuan për vdekjen e 80 tigrave, krahasuar me 78 në vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat