Aksident patatesh në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident patatesh në Elbasan

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:51
Pamje nga aksidenti

Një kamion që transportonte patate u përmbys në aksin Librazhd-­Elbasan, në fshatin Labinot ­Fushë.

Mjeti kamion me targë AA 437 KJ drejtuar nga P.P. 63 vjeç banues në Shkodër ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anë të saj.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit i cili është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut drejtuesi i mjetit.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat