Greqi, arrestohen një grek e një shqiptar për transportimin e 32 kg kanabis

Kronikë e zezë

Greqi, arrestohen një grek e një shqiptar për transportimin e 32 kg kanabis

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:41
Ilustrim

Policia greke njofton se ka arrestuar paraditen e të hënës një shtetas shqiptar i cili akuzohet për importimin nga Shqipëria dhe transportimin e një sasie të konsiderueshme droge të llojit kanabis.

38-vjecari u ndalua për kontroll në afërsi të Follorinës. Brenda makinës u gjetën 31 paketa me kanabis, që pas peshimit rezultoi se peshonin 31,8 kilogramë.

Pak më vonë policia arrestoi bashkëpunëtorin grek të 38 vjecarit. Arrestimi u krye në vendin e quajtur Aminteo.

U sekuestrua droga, dy automjete, si dhe dy telefona celularë.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Follorines, ku do t’u komunikohen akuzat përkatëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat