Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku një automjet lukzos i tipit Mercedes Benz ka përplasur një makinë të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Pranvera”. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar.
Nga ana tjetër aksidenti ka shkatuar rradhë të gjata trafiku.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 16.10.2017, rreth orës 13:42, tek Sheshi" Pranvera" një mjet tip Benz është përplasur me mjetin e policisë me targa MB 288 AA.
Është dëmtuar lehtë punonjësi I Policisë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.