Gjendet mjet i pashpërthyer në Podujevë

Kronikë e zezë

Gjendet mjet i pashpërthyer në Podujevë

Nga: Bota sot Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Në fshatin Shtedim të Podujevës është gjetur dje një mjet i pashpërthyer.

Sipas raportit policor, ankuesi mashkull ka Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar, projektil 75 mm.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat