Vodhën dru në mal, arrestohen tre persona - Bota Sot
Vodhën dru në mal, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

E diel, 19 nëntor 2017

Vodhën dru në mal, arrestohen tre persona

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:17
Ilustrim

Dje, në orët e pasdites, një patrullë policore e shoqëruar edhe nga zyrtarë për mbrojtjen e pyjeve, i kanë ndaluar dy automjete me sasi drusore të prera pa dokumente përcjellëse dhe të pa damkosura me damkë zyrtare diku mbi malet e fshatit Delloc të Suharekës.

Policia i ka sekuestruar automjetet: një traktor dhe një xhip. Sipas raporteve thuhet se në traktor kishte të ngarkuar rreth gjashtë metra kub dru zjarri ndërsa në xhip rreth dy metra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në masën e arrestit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test