Arrestohen të miturit për posedim të marihuanës

Kronikë e zezë

Arrestohen të miturit për posedim të marihuanës

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, pasi kanë poseduar narkotikë.

Raporti policior 24 orësh, thotë se të dyshuarit të cilët janë të mitur janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 1.9 gramë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat