Në Deçan konfiskohen barna me afat të skaduar

Kronikë e zezë

Në Deçan konfiskohen barna me afat të skaduar

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Deçan njësiti policor gjatë kontrollit me inspektor IFPPM, në një barnatore kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të barërave pa banderola apo me afat të skaduar.

Inspektorët nga subjekti afarist kanë konfiskuar rreth 153 artikuj farmaceutik me sasi të ndryshme nga një pako e deri në shtatë pako për artikull.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar një mashkull dhe një femër janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat