“Pritë mafioze gazetarit, pas maskave fshihet dyshja Rroshi-Daja”

Kronikë e zezë

“Pritë mafioze gazetarit, pas maskave fshihet dyshja Rroshi-Daja”

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot dhunimin mafioz qe iu bë një gazetari në Kavajë duke akuzuar se pas personave me maska fshihet dyshja Rroshi-Daja.

Postimi i Berishës:

Goditet nga banda te pushtetareve gazetari drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari.

Duke denuar me ashpersine me te madhe ke akt te rende kriminal ndaj gazetarit Kanapari, ju ftoj te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Ne keto momente eshte rrahur me sende te forta nje qytetar ne Kavaje me emrin Dritan Kanapari!
Ai drejton nje portal me emrin Buletini i Kavajes dhe prej kohesh kritikon fort pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Rroshi-Daja. Atij i eshte bere nje prite mafioze ne deren e shtepise nga njerez me maska te cilet e kane rrahur me sende te forta dhe aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak me plage te renda.

Çdo gje behet per ti mbyllur gojen pasi para disa muajsh i vendosen tritol ne shtepi, por kesaj here makabriteti i mafies se Partise Socialiste ka kaluar çdo kufi…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat