Goditet një tjetër rast droge në Durrës

Kronikë e zezë

Goditet një tjetër rast droge në Durrës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:08
Droga e konfiskuar

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke vënë në pranga një person.

Pasditen e së martës u vu në prangat e policisë së Durrësit, Afrim Agasi 46 vjeç, banues në Ishëm.

Nga informacionet e marra nga policia, gjatë kontrollit të kryer në banesën e Agasit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 654 gramë lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi aktivitetin e tij.

Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat