Deçan: Kanos zyrtarin policor, dënohet me shtatë muaj burgim

Kronikë e zezë

Deçan: Kanos zyrtarin policor, dënohet me shtatë muaj burgim

Nga: Adem Lushaj Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:14
Gjykata

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan, i ka shqiptuar masën e burgimit prej 7 (shtatë) muajsh, të pandehurit Jetmir Lekaj, i cili ishte akuzuar nga Prokuroria e shtetit, për veprën penale, kanosje e personit zyrtar. Ky vendim është marrë në Seancën gjyqësore të mbajtur në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, e ku merrte pjesë edhe prokurorja e shtetit, Ardita Beçiraj. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Pejës, thuhet se Jetmir Lekaj, me 14.04.2017, rreth orës 17.50, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, kishte kanosur zyrtarin policor të Stacionit të Deçanit, S. S, në kohën kur zyrtari policor ishte duke shkuar në shtëpi.

Gjyqtari Dobraj, pas administrimit të provave të ofruara nga Prokuroria e shtetit, dhe bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka shpallë fajtor të pandehurin Jetmir Lekaj, duke dënuar me shtatë (7) muaj burgim, i cili është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat