Kapen dy tonë hashash në Ferrara, arrestohet 19-vjeçari nga Vlora

Kronikë e zezë

Kapen dy tonë hashash në Ferrara, arrestohet 19-vjeçari nga Vlora

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:28
Ilustrim

Policia italiane ka bërë goditjen e radhës, të tonelatave me marijuanë që nisen nga brigjet shqiptare, duke ndaluar një 19-vjeçar nga Vlora, emri i të cilit nuk jepet për momentin.

Policia e provincës së Ferrarës ka kapur dy furgonë me 2 tonë marijuanë e 10 kilogramë hashash, e trafikuar nëpërmjet gomoneve nga brigjet shqiptare të Vlorës. Sasia e drogës dyshohet se është trafikuar mbrëmjen e së martës dhe ishte ngarkuar në dy furgonë, por ndërhyrja e policisë italiane, e cila e kishte pikasuar këtë rast trafikimi, ka bërë që tre nga personat që shoqëronin drogën ta braktisnin atë, ndërsa në prangat e policisë ka rënë 19-vjeçari nga Vlora.

Sipas policisë italiane, nëse droga do të hidhej në tregun e zi, ajo do të kapte një vlerë që shkon deri në 20 milionë euro të ardhura. 

Policia italiane është vënë në ndjekje të 3 personave që i shpëtuan aksionit, ndërsa ende nuk dihet nëse 19-vjeçari shqiptar ka dhënë shpjegime mbi organizatorët e këtij trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat