Lezhë, sekuestrohen 700 kg duhan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Lezhë, sekuestrohen 700 kg duhan, arrestohet një person

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Policia e Lezhës ka sekuestruar 700 kg duhan të grirë në rrugën Lezhë – Milot. Duhani ishte i paketuar dhe gati për shitje. Duhani po transportohej me një fugon tip “Benz”, ndërsa u arrestua drejtuesi Erzen Halihakaj, 34 vjeç banues në Malësi e Madhe – Shkodër.

Halihakaj akuzohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë, fshehja e të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë.

Materialet procedurale në lidhje me çështjen i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat