Sherr me thikë mes adoleshentëve në Kavajë, plagoset njëri - Bota Sot
Sherr me thikë mes adoleshentëve në Kavajë, plagoset njëri

Kronikë e zezë

E diel, 19 nëntor 2017

Sherr me thikë mes adoleshentëve në Kavajë, plagoset njëri

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:36
Ilustrim

Një ngjarje paksa e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Dy djem nga 17 vjeç janë zënë me njëri – tjetrin me thikë, ku njëri ka goditur tjetrin. Njëri mbeti i plagosur, kurse tjetri ka përfunduar në komisariatin e policisë.

Njoftimi policor:

Kavajë.

Informacion paraprak.

Më datë 20.10.2017, rreth orës 21:35, jemi njoftuar se në Kavajë ka ndodhur një konflikt me thikë, midis dy të rinjve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Në Kavajë, në lagjen “Nr.1” për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç dhe G. S., 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeç. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test