Dy të arrestuar për përdorim të armës

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për përdorim të armës

Nga: B.S Më: 21 tetor 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishte duke lëvizur u është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Zoraki me karikator, dy gëzhoja dhe një fishek kalibër i panjohur, të cilën dyshohet se e kanë përdorur duke  shtënë me të, përcjell Bota sot.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat