U zhvaste shkodraneve varëset nga qafa, Prronin e pret burgu

Kronikë e zezë

U zhvaste shkodraneve varëset nga qafa, Prronin e pret burgu

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:38
Foto ilustruese

Kolë Prroni, 27 vjeç nga fshati Bardhaj është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi rezulton të jetë personi që ka grabitur nga qafa, varëset e floririt dy grave.

Arrestimi ndodhi dje, më datë 21.10.2017. Prroni, siç është provuar nga Policia, me datë 1 tetor 2017 në lagjen “Vasil Shanto”  ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri, shtetases L. P dhe 6 ditë më vonë, në lagjen “Vojo Kushi”, një varese floriri nga qafa edhe shtetases D. P.

Tashmë, Prronin e pret burgu për vjedhje sipas nenit 134/2  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat