Pejanit i gjenden 420 fishekë në shtëpi

Kronikë e zezë

Pejanit i gjenden 420 fishekë në shtëpi

Nga: Bota sot Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:43
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, është arrestuar një i dyshuar, pasi i janë gjetur 420 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas njoftimit nga Policia, pas intervistimit nga Prokurori, i dyshuari është liruar.

“Në rrugën vëllezërit Gërvalla, Peje 21.10.2017-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse , janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 7.62 mm  dhe 420 fishekë të kalibrave të ndryshëm . Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat