Policia ia konfiskon shqiptarit 44.900 euro dhe 9900 dollarë në bankë, ja arsyeja

Kronikë e zezë

Policia ia konfiskon shqiptarit 44.900 euro dhe 9900 dollarë në bankë, ja arsyeja

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:46
Foto ilustruese

Në kuadër të Plan Operacionit ''Vjeshtë 2017'', policia e Vlorës bën me dije ditën e sotme se ka sekuestruar vlerat monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD.

Blutë e Vlorës sqarojnë se vlerat monetare janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Siç bëhet e ditur, kjo shumë parash i përkiste 22-vjeçarit me iniciale L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili nuk ka mundur dot të justifikojë prejardhjen e tyre.  

Ndërsa, lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet procedurale kanë kaluar në Prokurori për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat