Humb jetën 18 vjeçarja në aksidentin Prilep-Manastir

Kronikë e zezë

Humb jetën 18 vjeçarja në aksidentin Prilep-Manastir

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 14:23
Ilustrim

Një vajzë 18-vjeçare nga Manastiri ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në rrugën Prilep-Manastir, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30, informojnë nga policia, transmeton Express.

18-vjeçarja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Fiat” e cila është drejtuar nga 38-vjeçari, i afërt me të ndjerën. Makina ka dalë nga rruga në afërsi fshatiti Topollçani.

18-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi është dërguar në qendrën spitalore në Manastir, ku i janë kostatuar lëndime të rënda trupore. Nga policia thonë se po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat