Përplaset makina në afërsi të tunelit të Elbasanit, ja shkaku i aksidentit

Kronikë e zezë

Përplaset makina në afërsi të tunelit të Elbasanit, ja shkaku i aksidentit

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 08:00
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë, ku dy automjete janë përplasur pranë tunelit të Qafë-Kërrabës. Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesit e automjeteve, një tip “Mercedes” dhe një BMW.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur brenda njërës prej tyre. Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka pësuar dëmtime të mëdha.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e njërit mjet, rreth 150 metra në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat