Një person është arrestuar dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” pasi ka sulmuar fizikisht personin zyrtar.
Sipas raportit policor, i arrestuari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.