Tiranë, 70-vjeçari me biçikletët përplaset për vdekje

Kronikë e zezë

Tiranë, 70-vjeçari me biçikletët përplaset për vdekje

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 12:06
Pamje nga aksidenti

Një 70-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.

Gazetarja e Ora News Keti Banushi na informon se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe i është dashur të  bëjë disa manovrime për të shmangur përplasjen e dy personave të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Më pas automjete ka përplasur një të moshuar që po udhëtontë me biçikletë. I moshuari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku edhe më pas ndërroi jetën.

Ndërkohë mësohet se edhe drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat