Kokainë dhe heroinë në makinë, shqiptari tradhtohet nga ...

Kronikë e zezë

Kokainë dhe heroinë në makinë, shqiptari tradhtohet nga ...

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, për trafik droge në rajonin e Sardenjas.

Fillimisht karabinierët kishin ndaluar 52-vjeçarin Ramazan Malo, për një kontroll rutinë.

Por duke parë nervozizmin e tij, policia zhvilloi një kontroll të imtësishëm të makinës me të cilën udhëtonte shqiptari.

Pas kontrollit agjentët zbuluan dhe sekuestruan 1.5 kilogramë heroine, të ndarë në 3 pako dhe 1.2 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se Ramazan Malo, do të përfitonte mbi 500 mijë euro, nga shitja e sasisë së drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat