Aksident me dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident me dy të plagosur

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, ku mjeti tip "Toyota" është përlasur me një kamion me targa 1705AC.

Për pasojë janë aksidentuar E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët udhëtonin me mjetin tip "Toyota".

Të dëmtuarit janë transportuar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat