Policia tregon si vdiq punëtori i Bechtel-Enkas

Kronikë e zezë

Policia tregon si vdiq punëtori i Bechtel-Enkas

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 13:21
Foto arkiv

Me anë të një komunikate policia ka treguar se si ndodhi vdekja e një punëtori në punishten e Bechtel-Enkas.

Policia e Rajonit të Ferizajt në një komunikatë dha detaje se si ndodhi vdekja e një punëtori sot në mëngjes në punishten e Bechtel-Enkas.

Policia konstatoi se pakujdesia e një shoferi të kamionit shkaktoi këtë vdekje.

“Rasti ka ndodhur në punishten e autosradës në afërsi të fshatit Kovaqec, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit transportues me targa lokale M.S.nga pakujdesia me rrotat e mbrapme godet këmbësorin –punëtorin T.T. i cili pëson lëndime serioze”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes ka dalë dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të vdekurit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit për vdekjen e punëtorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Kallxo shkroi sot për vdekjen e një punëtori gjatë ndërtimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Familjen e të vdekurit e ngushëlloi edhe ministri Pal Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat