Gjendet një i vdekur në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet një i vdekur në Gjilan

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:02
ilustrim

Një person nga Gjilani është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Lidhur me rastin, raportohet se në vendin e ngjarjes në dhomën e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me  14 copë fishekë.

Viktima me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë KosovaPress-it, se në momentin që ai nuk është parë nëpër oborr është njoftuar Policia, e cila e ka gjetur të vdekur viktimën. Ai tha se nuk mund të flas për natyrën e vdekjes dhe se nesër pret t’i rezultatet nga mjekësia ligjore.

Përndryshe, sipas informatave të KosovaPress-it, dyshohet se është vdekje e natyrshme dhe është gjetur nga , pasi ai ka jetuar vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat