I riu vdes në aksident rrugor në Krujë

Kronikë e zezë

I riu vdes në aksident rrugor në Krujë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një këmbësori në fshatin Bushnesh të Krujës. Një automjet ka goditur për vdekje 29-vjeçarin Eduard Jangozi.

Ai ishte duke ecur kur është përplasur nga një makinë Audi në afërsi të fshatit Bushnesh. 

Drejtuesi i automjetit, me inicialet M.K 35 vjeç, është shoqëruar në polici. 

Ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë një të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat