Dhunë fizike në Dibër dhe Gramsh, 2 persona në pranga

Kronikë e zezë

Dhunë fizike në Dibër dhe Gramsh, 2 persona në pranga

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:27
Foto ilustruese

Policia e Dibrës vuri në pranga një 40-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Durim K, 40 vjeç akuzohet për veprën penale dhunë në familje.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 30.09.2017, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases M.K, duke i shkaktuar dhe dëmtime të lehta. Gjatë ditës së djeshme nga shërbimet e policisë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Po ashtu një 27- vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij 54- vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Arjan Qyrja, i cili për shkaqe pronësie ka goditur me grushte xhaxhin e tij, 54- vjeçarin Xh.Q, duke i shkaktuar dëme fizike.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, arrestohet nga Policia.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin e shtetasit:

Arjan Qyra, 27 vjeç banues në fshatin Sotir, Njësia Administrative Kushovë Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Sotir të Njësisë Administrative Kushovë Gramsh për motive pronësie, dyshohet të ketë goditur me grushta xhaxhain e tij, shtetasin Xh.Q., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat