Një person është arrestuar dje në Prishtinë për shkak të sulmit ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, i dyshuari pas një mosmarrëveshe në orët e mëngjesit ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS