Një person është arrestuar pasi kishte grabitur një femër në rrugë.
Sipas raportit 24 orësh, në fshatin Dolc të Klinës të dielën pas mesnatës, i dyshuari kishte sinjalizuar me drita që të ndalet një veturë dhe pastaj nga viktima femër shqiptare ka grabitur çantën e krahut me dokumente personale, 600€ para dhe dy zinxhir prej ari.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.