Dy meshkuj janë arrestuar dje në fshatin Babush të Ferizajit për posedim të narkotikëve.
Sipas raportit policor, të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë gjatë shitblerjes së substancave narkotike. Lidhur me rastin janë konfiskuar 106 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy vetura, pesë telefona dhe 200 euro.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.