Arrestohet durrsaku, mbajti peng në hotel vajzën nga Ukraina

Kronikë e zezë

Arrestohet durrsaku, mbajti peng në hotel vajzën nga Ukraina

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Një 24-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se ka mbajtur peng një vajzë nga Ukraina në një hotel në qytetin e Durrësit.

Policia arrestoi “në flagrancë Almarjo Xhebexhia 24 vjeç,  pasi tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të  Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe,  banuese në Ukrahinë”.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat