Policia i gjen 14 pistoleta në veturën e një të dyshuari

Kronikë e zezë

Policia i gjen 14 pistoleta në veturën e një të dyshuari

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Kosovës i ka gjetur në veturën e një të dyshuari në Pejë 14 pistoleta për të cilat i njëjti nuk posedonte leje.

I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat