Aksident në Pejë, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, vdes një person

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 22:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar të këtë ndodhur pasditen e sotme në Nabergjan të Pejës.

Burimet e mediave kanë thënë se një person i mitur derisa ishte duke e ngasur automjetin e ka goditur një biçiklist, po ashtu të mitur, i cili ka ndërruar jetë më pas në Emergjencë.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Media ka tentuar të flas me zyrtarët policor në Pejë, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat