Aksident masiv në Panaja, arrestohet shoferi 22-vjeçar nga Vlora

Kronikë e zezë

Aksident masiv në Panaja, arrestohet shoferi 22-vjeçar nga Vlora

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një aksident me përplasjen e tre makinave ka ndodhur dje në autostradën Vlorë-Fier në aksin rrugor të Panajasë

''Audi'' me drejtues Klevis Deliaj, 22 vjeç, gjatë drejtimit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas automjetin tip ''Hyndai'' me drejtues Q.M., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarësen edhe automjeti tip ''Benz'', që drejetohej nga D.L., 24 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre shoferët  si edhe 2 pasagjerë, Sh.L. 29 vjeçe, E.M. 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e ''Audit'' Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ''Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat