Goditi policin bashkiak, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Kronikë e zezë

Goditi policin bashkiak, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë Bashkiake. Personi i arrestuar është Kujtim Murati, banues në Patos.

Sipas policisë ky person në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat