Aksident në Korçë – Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë – Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Pogradecin me Korçën.

Si pasojë e aksidentit, u plagos një person. Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e fshatit Sovjan. ‘Balkan Web’ mëson se drejtuesi i motorit është përplasur me bordurën e rrugës. Fill pas ngjarjes ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat