Benz-i shmang kalimtaren dhe “fluturon” brenda në dyqan

Kronikë e zezë

Benz-i shmang kalimtaren dhe “fluturon” brenda në dyqan

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga video

Ka qenë pothuajse fatale lëvizja që ka bërë një makinë në rrugën e Durrësit, në kryeqytet.

Mësohet se automjeti është munduar të shmangë një këmbësore dhe për këtë arsye ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda një dyqani.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat