Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rende ne fshatin Tresh, ku nje grua ndodhet ne gjendje te rende pasi i vuri flaken vetes.
Njoftimi:
Rreth orës 13:30 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një shtetase në fshatin Tresh-Lezhë është djegur në trup e cila po transportohet për në Spitalin Rajonal Lezhë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Shtetasja B.P, rreth 45 vjeçe, e sëmurë mendore, dyshohet se në një ambjent ngjitur me banesën ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flaken vetes.
Shtetasja B.P, para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.
Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup.
Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Shtetasja B.P vuan prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore.
Kjo shtetase para disa vitesh ka tentuar për të helmuar veten.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Emri/ Kush është gruaja që i vuri flakën vetes, zbardhen detajet
Zbardhen detaje nga ngjarja e rene ne fshatin Tresh të Lezhës, ku gruaja me plage te renda nga djegia perfundoi ne spital.
Gazetari i “Panorama” raporton se gruaja eshte identifikuar si Bardhe Perndoj 45 vjeçe.
“Ajo ka probleme te shendetit mendor dhe i ka vene flaken vetes me benzine”- raporton “Panorama”, duke iu referuar burimeve.
Mesohet se edhe me pare gruaja ka tentuar vetevrasjen duke u vetehelmuar. Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.